Softuer i pasurive të paluajtshme

Ky Web App ndihmon të gjithë agjensitë imobilare të cilat kanë një apo disa zyra si dhe një apo disa agjent për të regjistruar dhe kontrolluar të gjitha pronat që kanë. Ky app mundëson që çdo agjensi të shtojë agjentët e saj dhe çdo agjent të shtojë pronat e tij duke i dhënë mundësinë vetëm administratorit për të parë dhe kontrolluar gjithçka. Funsionalitetet kryesore:

1. Shtimi i agjentëve
Kjo platformë u jep mundësinë administratorëve për të shtuar agjentët e tyre, duke u dhënë mundësinë atyre që të kenë një profil personal nga ku mund të shtojnë dhe menaxhojnë pronat. Administratori ka të drejtë të shtojë një përdorues si agjent, ta heqë apo ta ç’aktivizojë atë për ta rikthyer përsëri kur të ketë nevojë. Çdo agjent ka mundësinë për të ndryshuar dhe përditësuar informacionin e tij personal, që përfshin fjalëkalimin për tu loguar apo edhe përshkrimin e vetë atij/asaj.

2. Profili i Agjentit
Informacioni për çdo agjent përfshin, Emrin, Mbiemrin, Pozicionin, Zyrën, Adresën, Numrin e kontaktit, Adresën e email, Foton e Profilit, Përshkrim i vetë agjentit, informacion ky që do të përdoret edhe në website, krah të gjithave pronave që ka ky agjent.

3. Listimi i thjeshtë i pronës me pesë hapa
Detajet e Pronës-----------Planimetria--------Vendndodhja----------Infomacion për Pronarin--------Foto
Vendos titullin e pronës, jip një përshkrim të shkurtër rreth asaj prone, vendos llojin dhe statusin, vendos cmimin, zgjidh agjentin, shto foto. Vendos detajet të ndryshme të kësaj prone si sipërfaqe, dhoma, planimetria, çertifikata e pronësisë apo çdo veçanti tjetër të saj. Kjo platformë jep mundësinë që në shtimin e informacionit për pronarin, të vendoset edhe ditëlindja e tij për tu lajmëruar me një email për ta uruar, duke krijuar kështu një frymë të mirë bashkëpunimi me partnerët tuaj.

4. Kërkim i avancuar
Nëpërmjet kërkimit të avancuar agjentët mund të kërkojnë për një pronë, me fjalë kyce si, emri i pronarit, ID e pronës, vendndodhja, lloji i pronës si dhe me detaje të tjera të pronës.

5. Raportet
Kjo platformë ju mundëson raporte rreth, numrit të pronave të shtuara, të ndara në qera dhe shitje, performancën e agjentëve, raporte rreth shitjeve të realizuara nga secili agjent, të ndara në fitime për zyrën si dhe agjentin.

6. SMART MAP
Nëpërmjet kësaj harte ti mund të vizatosh vetë zonën në të cilën po kërkon të blesh apo marësh me qira, dhe në moment në zonën e vizatuar do të të shfaqen të gjitha pronat nga ku me vetëm një klik mbi pronë do të shfaqet informacioni i detajuar për të. Gjithashtu ti mund të përdorësh filtrat për të filtruar në zonën e vizatuar në mënyrë që të marrësh rezultatet që po kërkon. Përveç se pamjes në hartë ju keni mundësi që të shikoni edhe një listë të të gjitha pronave që gjenden në zonën e vizatuar nga ju.

Keni një ide të mrekullueshme për një aplikacion?

Le të flasim