Papion

Menaxherët mund të krijojnë projekte dhe detyra, vendosin prioritete dhe afate, caktojnë personat përgjegjës për realizimin e detyrave si dhe komunikojnë në çdo moment nëpërmjet kometeve. Ky soft ndihmon të gjithë skuadrën për të punuar sëbashku në realizimin e detyrave dhe marrjen e rezultateve. Funksionet kryesore të platformës janë:

Profili i kompanisë- administratorët mund të krijojnë një profil për kompaninë e tyre.

Dashboard- Ky funksion i jep mundësinë të gjithë përdoruesve për të parë se çfarë kanë bërë dhe ç’kanë për të bërë, cilat janë projektet dhe detyrat që kanë për të realizuar dhe si është performanca e tyre gjer në atë moment. Gjithashtu ato mund të bëjnë një filtrim të detyrave dhe projekteve sipas afatit apo prioriteti.

Menaxhimi i përdoruesve- kjo platformë ofron një panel të menaxhimit të përdoruesve, ku vetë administratori shton apo heq përdorues, si dhe u vendos atyre role. Punojësit e shtuar, bashkë me rolin që u ka dhënë administratori njoftohen automatikisht nëpërmjet një email, me të dhënat e nevojshme për tu loguar në sistem.

Projektet- Këtu menaxherët mund të krijojnë një projekt të ri apo të editojnë një të vjetër. Projektet janë të ndara në detyra dhe detyrat në çeklista. Ky seksion përmban tre tabela dhe ideja është e thjeshtë:-menaxhimi me tre faza e punës, kalimi i detyrave nga “Për tu Bërë” në “Në Proçes” dhe pasi të përfundohet në “U Kry”.

Detyrat- Menaxherët mund të vendosin titullin e detyrës, një përshkrim të shkurtër rreth asaj se çfarë duhet të realizohet dhe gjithashtu në krah mund të gjej disa butona me funsionalitete të ndryshme, ku shërbejnë për të vendosur prioritete, afate, shtojnë anëtarë të ekipit, mund të fshijnë detyra si dhe ti kalojnë ato nga një status në një tjetër, derisa ta kalojnë tek “U Kry” për të pritur më pas aprovimin e administratorit.

Raportet- Ky seksion do të ofrojë një pasqyrë për gjendjen e organizatës. Raportet mund të gjenerohen për projekte, për detyra si dhe për përdorues, ç’ka i jep mundësinë organizatës të gjenerojë raporte për vlerësim e performacës si të kompanisë po ashtu edhe të punojësve.

Ju nevojitet më shumë informacion?

Le të flasim